Forumi i pavarur i rektorëve: Ka ardhur koha të kemi treg të edukimit

8 Nëntor 2017, 13:34Sociale TEMA

Në takimin e tretë të radhës, Forumi i Pavarur i Rektorëve bëri një bilanc të 15 viteve jetë të arsimit të lartë privat, vështirësitë dhe paragjykimet e kapërcyera, suksesi me rezultatet pozitive të dala nga procesi i rankimit, nevoja urgjente për nxjerrjen e akteve nënligjorë të ligjit mbi Arsimin e Lartë si dhe përllogaritja e një kostoje reale të studimeve në Shqipëri. Ky forum mendon se pa konkurrencë nuk mund të ketë cilësi dhe kjo vjen vetëm me instalimin e një tregu të edukimit

Ishte viti 2002, kur Gramoz Pashko vendosi t’i japë jetë Universitetit të NewYork-ut në Tiranë. Në Shqipërinë ku pluralizmi kishte mbërritur prej dhjetë vitesh, mendimtari liberal që kishte dhënë kontributin e tij në promovimin e vlerave të demokracisë dhe ekonomisë së tregut do i shtrinte ato deri edhe në sektorin e edukimit, si pjesë e natyrshme dhe jetësore për mirëfunksionin e ekonomisë dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare tashmë të futur zyrtarisht në një epokë tjetër.

Edhe pse në fillimet e veta arsimi privat në vend e pati rrugën e vështirë, ku edhe pse në një ekonomi tregu shoqëria dukej e habitur dhe ende e papërgatitur për të menduar se ka arsim përtej sektorit shtetëror dhe për të përqafuar atë çka në botë tashmë ishte traditë e suksesshme; liberalizmin e arsimit dhe lirinë për të zgjedhur ofertën më të mirë të studimeve…

Idenë e profesor Pashkos e përqafuan shpejt të tjerë vizionarë siç ishte edhe Aleks Luarasi, i cili themeloi të dytin universitet privat në Shqipëri, Universitetin Luarasi, me një fokus të përcaktuar në Drejtësi.

Në tablonë e këtij përvjetori të rëndësishëm i zhvilloi punimet edhe Forumi i Pavarur i Rektorëve, të cilët u mblodhën për të tretin vit radhazi në Durrës, në të shtunën e parë të nëntorit.

Bilanci dhe sfidat e së ardhmes ishin tematikat kryesore të këtij takimi që mblodhi thuajse të gjithë rektorët e Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat në vend.

Forumi diskutoi se çfarë ka përfaqësuar ky sektor gjatë një dekade e gjysmë dhe cilat janë sfidat e reja më të cilat po përballet ky sektor.

I ftuar nderi në këtë forum ishte profesor Aleks Luarasi, si një prej themeluesve të universiteteve të parë privatë. “Kur e nisëm 15 vjet të shkuar e menduam se do të ishte shumë e vështirë sipërmarrja jonë por sot, pas 15 vitesh sfidat janë bërë edhe më të mëdha”- tha ai.

Rektorët e të gjithë IAL-ve privatë ranë dakord mbi nevojën urgjente për t’i kërkuar Ministrisë së Arsimit të mbledhë Konferencën e Rektorëve, që siç sqaron rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj, ky është një detyrim ligjor. “Kërkohet të ketë mirëkuptim dhe aktivizim të pjesës së universiteteve shtetërorë” – tha Gjuraj.

Një tjetër pikë e rëndësishme në agjendën e këtij forumi ishte edhe domosdoshmëria e përshpejtimit dhe nxjerrjes së të gjithë akteve nënligjorë të Ligjit të Ri të Arsimit. “ Ka dy vjet që ka hyrë në fuqi Ligji i ri i Arsimit dhe vonesat e akteve nënligjore po e degradojnë dhe dëmtojnë reformën” – shton Gjuraj.

Një tjetër problem që hasin aktualisht institucionet e arsimit të lartë privat është bllokimi i licencimeve të programeve të reja si për institucionet publike ashtu edhe ato private të arsimit të lartë, ndaj ku forum kërkon edhe zhbllokimin e tyre.

Rektorët ranë dakord gjithashtu për t’i kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe agjencitë e ngritura mbi bazën e ligjit të Arsimit të bëjnë në studim të detajuar mbi koston reale të studimit.

Deri më tani, ende nuk ka përllogaritje sesa është kostoja e studimit për një student në një universitet shtetëror, privat, që studion në kryeqytet apo në rrethe apo edhe kosto sipas programeve të studimit. “Ka një kosto të tillë do ta kemi të vështirë implementimin e reformës” – tha Gjuraj, duke theksuar atë çka u diskutua në këtë takim të rektorëve të pavarur se arsim të lartë falas nuk mund të ketë. Sipas tij detyrimi i shtetit mbaron me arsimin parauniversitar. “Pa dyshim që nuk vëmë në diskutim mbështetjen me bursa sociale, bursa të talenteve, të studentëve ekselentë apo të degëve me prioritet kombëtar, siç edhe u japim përparësi në Universitetin Europian të Tiranës”.

Gjatë këtij forumi u vendos që për periudhën 2017-2020 në krye të jetë rektori i Universitetit të New York-ut, Profesor Fatos Tarifa si edhe u identifikuan pesë figura qendrorë që do të përballojnë debatin publik lidhur me Reformën në Arsimin e Lartë dhe mbështetjen e këtij sektori.

Në mënyrë që, Reforma në Arsimin e Lartë të jetë reale dhe t’i shërbejë vendit, rektorët janë të bindur se nuk mund të ketë cilësi dhe konkurrencë pa një treg të arsimit të lartë. “Mesa duket edhe ndarja në sektor privat/publik nuk funksionojë, tani do të kalojmë në një fazë tjetër të artikulimit. Ta themi hapur; duhet të kemi një treg të edukimit të lartë! Pa të nuk mund të nxitet konkurrenca dhe pa konkurrencë nuk ka cilësi” –shtoi Gjuraj.

Përtej sfidave me të cilat po përballet ky sektor, në 15 vite jetë përtej barrierave, vështirësive dhe paragjykimeve të shoqërisë së pamësuar me lirinë e zgjedhjes për të studiuar , me investimin për profesionin dhe të ardhmen, rezultat që ka prodhuar janë impresionuese.

Ky 15 vjetor i arsimit të lartë privat në Shqipëri rastisi edhe me akreditimin institucional nga agjencia britanike “QAA”. Nga të dhënat e mbledhura sektori privat në të pesta fushat e shqyrtuara si, organizimi dhe menaxhimi i institucioneve, burimet njerëzore, kurrikulat dhe programet e studimit, mësimdhënie, mësimnxënie dhe kërkim shkencor si edhe në marrëdhënien me studentët, ka rezultate më të mirë sesa sektori shtetëror. “Kjo me një distancë të konsiderueshme më mirë sesa sektori shtetëror dhe këto të dhëna janë të verifikuara dhe të certifikuara” , përfundoi Gjuraj, i cili tha se sektori privat nuk kërkon tjetër veçse rregulla të njëjta loje në mënyrë që të nxitet konkurrenca e kjo të çojë më pas drejt cilësisë.

Pas mbledhjes së Akreditimit në muajin dhjetor do të kompletohet edhe lista e Institucioneve të Arsimit të Lartë publik dhe privat dhe ky forum kërkon publikimin e plotë dhe të qartë të të rezultateve të nxjerra nga agjencia britanike në të pesë fushat të IAL-ve të sipas kategorive; universitet, kolegj universitar, akademi dhe kolegj i lartë profesional. Kjo do u vijë në ndihmë shoqërisë për të pasur një panoramë të qartë të institucioneve të arsimit të lartë në të dy sektorët – privat e shtetëror- dhe bazën e përmbushjes së standardeve të cilësisë , vendosur nga shteti. Kjo do shërbejë për informimin e studentëve gjatë vitit akademik 2018-2019.

Ky forum vjen përpara Konferencës Shkencore që do të organizohet të shtunën e fundit të janarit në mjediset e Universitetit Luarasi, ku janë të ftuar të paraqesin punimet e tyre shkencore pedagogë apo staf akademik nga çdo universitet pa përjashtim, qoftë publik apo privat.

4 komente në “Forumi i pavarur i rektorëve: Ka ardhur koha të kemi treg të edukimit”

  1. Capi dhia says:

    E keni fjalen per Treg te pavarur edukimi te mitmarrjes? Apo Jo?!.

  2. Kosovari says:

    Nje tufe delenxhij qe mendojne per fitimet e pronarit te tyre

  3. mirel says:

    Ne nje shtet normal edukimi Shteteror nuk eshte treg por investim shteteror.
    Ne nje vend bordello si Shqiperia edukimi behet treg, si tregu i oisave qe ikin e vijne nga qeverite e horrave.
    Iu bej thirrje gjithe popullit dhe rinise te jeni vigjelente dhe te vemendshem. Asnje nuk duhet tjua heqi te drejten e edukimit publik.
    Nqs duan treg privat ke ta beje kush ka b.the.
    Edukimi shteteror publik ngelet baza e edukimit te brezave.
    Shtrengojuani ju rripin ketyre shtrigave qe e kane kthyer edukimin si biznes konservash.
    Kemi rene viktime si popull, viktime e cdo vemjeje apo banditi mafioz qe kerkon tju heqi cdp te drejte qytetarie dhe ti xhveshi shtetit cdo lloj pergjegjesie per popullin qe e zgjedh. Ne nuk duam zgjedhe ne kete zgjedhje por zgjidhje.
    Lerini teorite e Gramoz pordhes qe vajti peshtyu dhe mbi varrin e te jatit.
    Langaraqi qe na solli cekun e bardhe duke djegur Shqipetine e ka vendin ne hale.
    Prej tij dhe sojit te rrugaceve te demokracise sistemi arsimor ka degjeneruar ne kete fare feje.
    Ngrini zerin sa nuk eshte vone. Mos i lejoni keto lloj pislleqesh ne kurrizin e te ardhmes se femijeve tuaj.

  4. mirel says:

    Ne nje shtet normal edukimi Shteteror nuk eshte treg por investim shteteror.
    Ne nje vend bordello si Shqiperia edukimi behet treg, si tregu i oisave qe ikin e vijne nga qeverite e horrave.
    Iu bej thirrje gjithe popullit dhe rinise te jeni vigjelente dhe te vemendshem. Asnje nuk duhet tjua heqi te drejten e edukimit publik.
    Nqs duan treg privat le ta beje kush ka b.the.
    Edukimi shteteror publik ngelet baza e edukimit te brezave.
    Shtrengojuani ju rripin ketyre shtrigave qe e kane kthyer edukimin si biznes konservash.
    Kemi rene viktime si popull, viktime e cdo vemjeje apo banditi mafioz qe kerkon tju heqi cdo te drejte qytetarie dhe ti xhveshi shtetit cdo lloj pergjegjesie per popullin qe e zgjedh. Ne nuk duam zgjedhe ne kete zgjedhje por zgjidhje.
    Lerini teorite e Gramoz pordhes qe vajti peshtyu dhe mbi varrin e te jatit.
    Langaraqi qe na solli cekun e bardhe duke djegur Shqipetine e ka vendin ne hale.
    Prej tij dhe sojit te rrugaceve te demokracise sistemi arsimor ka degjeneruar ne kete fare feje.
    Ngrini zerin sa nuk eshte vone. Mos i lejoni keto lloj pislleqesh ne kurrizin e te ardhmes se femijeve tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje