Komsioneri Hahn tha se media është në vështirësi dhe për këtë përgjegjës janë në shumë raste liderët politikë.
Shqetesimin e ngriti gjate fjales se tij gjatë konferencës “Ditët e medias në Ballkanin Perendimor” qe po mbahet ne Tirane.
“Gazetaria nuk mund të gjejë terren në një vend të izoluar. Çeshtja nuk mund të amendohet në mënyrë të izoluar, është shumë e rëndësishme për të praktikuar lirinë e shprehjes. Ne duhet të hedhim një vështrim disa ceshtjeve lidhur me median, sic është tregu i reklamimit, të shohim me vëmendje edhe ndryshimet drastike që kanë ndodhur, ky është një fenomen global, kjo i përket Ballkanit Perendimor për të cilën është edhe konferenca jonë.
Duhet të marrim parasyshë edhe mjedisn politik, presionin politik dhe ajo cka është me rëndësi është raportimi cilësor. Duhet ti përgjigjemi këtyre pyetjeve, të jemi më realistë në mënyrë që të kemi zgjidhje lidhur me këtë ceshtje. Qëllimi i konferencës është të ecet para sa i përket lirisë së medias, është e rendësishme për Ballkanin Perendimor dhe vjen pas të gjitha veprimeve që kemi ndërmarrë së bashku.
Liria në media do jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes, është një e drejtë dhe e vlerë themelore në BE dhe kjo ëshë e rëndësishme edhe për vendet aspirante për BE, është e lidhur me demokracinë. Rastet e dhunës apo ngacmimet kundër gazetarëve është ndër shqetësimet tona kryesore, kemi parë keqpërdorim të informacionit gjatë raportimeve po ashtu. Duhet të ketë raportim të pavarur, anshëmëeria politike është vënë re në gazetari. Liderët politikë janë përgjegjës për garantimin e lirisë së medias. Të gjithë e dimë se me sa vështirësi përballet media në Ballkanin Perendimor, ndaj të gjithë liderët edhe vetë media duhet që të përmirësohen në këtë situatë”, u shpreh Hahn.
Mbas “autogolit” te Rames me deklaraten e ti se “mediat jane te pabesueshme”, ketij te fundit i “fut gol me sulm frontal” dhe Hahn!
Rezultati “Rilindja” Rama – Komisioneri per zgjerimin e BE-se Hahn 0-2.