“Ish-ministri i Financave me 2 mln euro pasuri dhe 5 apartamente. Si i bëri këto pasuri?”

9 Nëntor 2017, 09:12Politika TEMA

Task Forca kundër krimit dhe roli i ekspertëve të FBI ishin tema e debatit të djeshëm në emisionin “Repolitix”, në Report Tv, nën drejtimin e gazetarit Denis Minga.

Gazetari dhe analisti Ilir Yzeiri u shpreh se lufta ndaj krimit nga Task Forca e posaçme në përbërje të të cilët do jenë edhe ekspertë të FBI, duke gjurmuar pasuritë e vëna nga veprimtari kriminale.

Ai shkoi edhe më tej duke theksuar se në Shqipëri të pasurit janë njerëzit e krimit dhe ata të politikës.

Sipas tij, një ish-ministër i Financave disponon 2 milionë euro pasuri dhe 5 apartamente.

“Është ish-ministër i Financave, se s’dua të përmend emra, mund të ketë pesë apartamente dhe 2 milionë euro pasuri.

Si u bënë këto dy milionë euro pasuri?

Falcone thoshte heto paratë dhe do shkosh te krimi.

Këtu te ne nuk ka pasur hetim”, u shpreh Yzeiri, i cili nuk përmendi emër se për kë ministër bëhet fjalë.

Paratë e krimit nuk hetohen, tha Yzeiri, pasi sipas tij institucionet i kanë duart të lidhura:

“Një pjesë kriminale e këtij vendi ka bërë pasuri përrallore, duke qenë në polici, duke qenë deputet, duke qenë kryeministër, duke qenë ministër i Financave.

Si ka mundësi që të largohet një ministër me 500 mijë euro?

Si ka mundësi që asnjë verifikim s’është bërë, hetimi i krimit ekonomik duhet ta hetonte, por këta i kanë duart e lidhura.

Qeveritarët tanë nga 90 e deri sot kanë miratuar ligje që nëse një ligj ka kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave, t’i nuk mund ta hetosh atë.

CEZ-in nuk mund ta hetosh sepse është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kam pasur përballë në zyrën time në 1990, si unë, sot ata kanë 10 mln euro.

Çfarë pune kanë bërë? Kanë punuar në shtet”.

Task-Forca kundër krimit ka nisur punën duke shfletuar dosjet e para të grupeve kriminale, ndërsa goditja ndaj këtyre segmenteve pritet të nisë në muajin janar 2018. Në fokus do jenë edhe pasuritë e pajustifikuara të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat do sekuestrohen.

18 komente në ““Ish-ministri i Financave me 2 mln euro pasuri dhe 5 apartamente. Si i bëri këto pasuri?””

  1. like says:

    thuhet se kur ta lexoje kete lajm k.prokurori ka per te dhene dorheqjen. dhe pastaj gjithe opozita do mblidhet neper çadrra per te rrezuar qeverrine e korruptuar.

  2. kryeprokurore Argita B. says:

    Njëri thotë “mund të kete”, gazetari i kazanit ë shkruan se e “disponon” kete pasuri……
    Tani, them unë, si qëndron puna? I ka apo si ka këto që flitet

  3. M says:

    Do ti sekuestrojne keta prokuror e gjykates, qe kaq vjet skan denuar asnje, mbyllin ceshtjet , nuk lirojne vendin e punes ,sikur e kan te trasheguar ,apo me politikanet qe i perkrahin, dihet pse( cben o Mete, e beje per vete)

  4. Fredi says:

    Edrama e ka 5 mln euro ne Surrel e spo e qeth fare, yzeiri thote nje ish minister

    1. Gringo says:

      Eshte fjala per Ridvan Bolen e Sali Qoftelargut o tartakut. Apo sdegjon nga timpani i veshit???

      1. albaniafirst says:

        Anastas Angjeli eshte nje tjeter maskara qe ka vene para si Misister I Financave

  5. bamka says:

    O Ilir, pse e mban sekret. Vanka bre Vanka i Saliut qe eshte edhe president i Klubit Skenderbeut bashke me ato mafiozet e tjere.

  6. spartaku says:

    Kemi shprese se FBI-ja do beje ndonje gje,por jo ndonje gje te madhe,pasi eshte shume e veshtire t’u nxieresh parate vjedhura hajduteve,sepse ai qe ka vjedhur ka ditur edhe t’i fshehe.Sali Berisha me familjen e tij,ka pasuri perrallore,por ama ai ka dijtur ti fsheh ato,qe nje dite ai do beje nje jete mondane.

    1. Fredi says:

      Ridhp o Taku, ridhp ne poce

  7. perkthyesi says:

    Nje prokurori krejtesisht jashte kohe! Provat e korrupsionit bejne mu.., keta kerkojne gjurmet. Veprime tipike shqiptare, qe po ben boten te gajaset se qeshuri! Turp e faqe zeze!

  8. shoku i klases says:

    Mos eshte katundar nga Rakicka e Devollit? Mos eshte martuar me shume se nje here?Mos ka qene ne SHIK te Gazidedes,para se te behej Drejtor i pergj. i Doganave,e me pas Minister finanance kur ishte sulltan Saliu i pare?…..minister finance ne kohen e Sulltan salepit te dyte? Mos …..?

  9. Edscobar or Baftjar says:

    Haha, po ban xheloz Edramen e Meten, kjo teme kazani.

  10. syri blu says:

    Para se te filloj vettingu duhet ne radhe te pare te ndertohen shume burgje ………. sepse po te zbatohet vettingu me rigorozitet dhe drejtesi , parate e shqiptareve( taksat ) do behen burgje dhe gardiane , gati e kane sazanin ti cojne atje dhe ti lene deri sa te kalben , kjo do te thote te respektosh shqiptaret punen e tyre djersen dhe gjakun e derdhur per vite te tera , mos haroni si i kane nxjere shqiptaret parate qe Sali ndyresira ja u pervetesoi me kolpon e shekullit ( firmat piramidale te 97-es) …………. te tjerat jane ……….llafe kafeneje , ne muabet te gjendemi ………..

  11. Komisar Kardashi says:

    Nga PeDe- ja Bode dhe Ruli janë miliarderë ne vendet e para. Por skrahasohen me rilindarët që shkep bythazi Qifja

  12. luani u.s.a. says:

    Ish ministri i Financave me 2 milione euro pasuri dhe 5 apartamente eshte Ridvan Bode.

  13. Roberto says:

    Ore trap po’c’jane’2’milion euro per nje minister ?? Aq i ka tendeklaruara ai por te tjerat i ka poshte e lart.

  14. Sulioti says:

    HEJ ,ÇKENI ME BODEN DHE RULIN.!
    ATA THJESHT BËN PARA PËR VETE.!!
    ?????

  15. Luli says:

    Me ndryshimin e sistemit te gjithe Shqiptaret qe u moren me droge, prostitution brenda nje kohe te shkurter kishin sasi lekesh per investim. Po ti perdornin jashte vendit ishin te kapur edhe ti mbyllnin leket ne banka jashte nuk behej. Qe ketu fillon zanafilla e poshtersise me pushtetaret tane qe nga cubi Sali dhe me gjithe zagaret e tij. Me tregoni nje sektor ku te investohej pa paguar haracin tek Nano tek kelyshet e Saliut Gita apo Zeni apo tek Like floriri me ze e figure apo tek Rama per leje ndertimi 20 perqindeshi. Kur merr komandanti po Bode, Ruli,Imami,Pollo,Bregu. Zhozi budallenj ishin. Keta mjerane menduan detin kos dhe moren lugen.. ne se Bode ka 2 milion. Sali qeni ka 200 milion. Ne USA Philadelphia ka biznes te Bodes me emra te tjere. Mjere populli per keta bilbila hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje