Ngjela: SHBA dhe BE kanë marrë në dorë eliminimin e korrupsionit dhe krimit, asnjë nuk shpëton

9 Nëntor 2017, 14:49Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Erdhën hetuesit ndërkombëtarë.
Shihni si janë trembur krerët vjedhës të Shqipërisë.
Ka filluar hetimi intensiv i pasurive dhe fakteve që janë mbledhur nga aferat korruptive të mbi 30 qeveritarëve të rëndësishëm në dhjetë vjetët e fundit.
Po flasin përçart qeveritarët e korrupruar; kanë nxjerrë përkrahësit injorantë t’i kundërvihen ambasadorit amerikan; kurse kryeministri aktual kërkon të zbojë frikën nga vetja me brekushe otomane.
Prisni se do të shihni edhe budallallëqe të tjera .
Nuk do të shpëtojë asnjë nga ata që është i korruptuar.
Ambasadori i SHBA-së dhe BE-së duhet të vijojnë më ekspozimin e fakteve kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipërinë e sotme.

l.
Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i vjedhur nga krerët dhe një vend i shitur te fqinjët po prej tyre; por dhe një vend i shpëtuar nga rasti.

Të katër shtetet që kemi përreth janë ngritur mbi territore shqiptare dhe mbi genocidin për shfarosjen e shqiptarëve.
Këtu ka filluar historikisht vjedhja e shqiptarëve nga krerët e tyre dhe shitja e interesit kombëtar nga këta krerë.
Nuk bënë përjashtim as krerët që erdhën pas rrëzimit të komunizmit.
Ishte madje ambasadorja e BE, Vllahutin, që iu tha shqiptarëve dje se “këtu po shitet atdheu për të shpëtuar shtëpitë; dhe jo shtëpitë për të shpëtuar atdheun”.

Por koha e solli që këta të shtëpive të jenë të fundit; sigurisht që do të jenë dhe më të diskredituarit.
Procesi i tyre në paraqitjen e të vërtetës do të krijojë pa dyshim qëndrën ku do të mbështetet moraliteti për qeverisjet e ardhëshme.
Një qeverisje e pamoralshme, nëse diskredotohet më fakte, krijon historinë e re të moralitetit qeverisës.

ll.
Ky është momentumi parësor historik i kësaj kohe: USA dhe BE kanë marrë në dorë eliminimin e korrupsionit shtetëror dhe krimit të organizuar.
Pse pikërisht këta?

Historia e solli që Perëndimi dhe sidomos politika amerikane ta mbështesnin interesin e tyre te shqiptarët. Përveç Amerikës dhe Gjermanisë, në këtë histori mbi njëqind vjeçare, të gjithë të tjerët kanë qënë kundër shqiptarëve. Tani janë të gjithë pro, dhe me shqiptarët, përveç Rusisë dhe krerëve shqiptarë që drejtojnë dhe vjedhin shqiptarët.
Këta kanë qënë dhe po mbeten të turpshëm.
Po të gjithë do të hetohen e do të dorëzojnë pa përjashtim gjënë e vjedhur.
Koha historike e të drejtave të shqiptarëve të bashkuar ka ardhur.

6 komente në “Ngjela: SHBA dhe BE kanë marrë në dorë eliminimin e korrupsionit dhe krimit, asnjë nuk shpëton”

  1. ***** says:

    Amerika me ndihmen e EU po perpiqen ta sherojne Shqiperine nga sindroma e korrupsionit duke i futur kesaj te fundit nje suposto gjigande. Dhe per tu siguruar qe supostoja ta beje efektin sic duhet dhe te futet mire, do te duhet qe gjate procesit bashke me te te futet brenda edhe gishti.
    Njekohesisht Shqiperise po i jepet dhe nje lug sheqer qe ta humbasi mendjen nga sikleti dhe te mendoje per procedurat e vizave per ne US.

  2. Grameno says:

    Spartak,te lumte goja,eke thene,qysh kahere,dhe po dalin te verteta,Gjeopolitike,interesi i kesaj gjeopolitike,i shumfinancuar nga shtetet,me te pasura ne bote,sot po korre rezultate,Greqia Serbia dhe tjere dashakeqes te Shqiperis po perpeliten me gnejshtra,se ne jerm ieuropian,se ne jemi te civilizuar,dhe pikerisht keto shtete,shkelin ne themelet e ketije civilizimi,kunder perspektives civiluzese te europes dhe Amerikes,grekt me dinakerin qe kan,mendojne se ju pi kosin,sot per qumesht dikush prej ketije civlizimi modern,sa te trashe qe jane greket,mohojne qdo minoritet qe egziston ne Greqi, a mohjne qdo te drejte qe kjo bote civilizuese,ka 100 vjet ka investu,sot nje palo greke del kunder ketyre vlerave,Sa bukure qe sot bota cilizuese po i njef Shqipetaret,serbet dhe greket,dhe spo u shitet me me genjeshtra,Sa per klikat tona te korruptuar,nje nga nje do te paguajn haraqin qe kan vjedh nga populli tyre.Greket dhe serbet,kan deshire te vazhdoje kshtu,hiq nuk e duan drejtesin,demokracine,zhvillimin dhe forcimin e Shqiperis,se e din forte mire,se Zhvillimi,forcimi dhe demkracia e vertete te ,shqipetaret,don te thote,greqi te zhveshur nga genjeshtrat,serbi te zhdukur qe eshte ngritur si shtet ne kurriz te tokave shqipetare;RROFTE BASHKIMI KOMBETAR;Kjo i pervlon grekuqkat dhe serbiqkat.

  3. 'Besniku' i partise A.Bushati(Kapo) says:

    PO KRIMIN KORRUPSIONIN DHE DEGJENERIMIN E KIÇO NGJELES DHE VERA POJANIT OSE MAMASE SE BLLOKMENIT TAKU NE DORE TE KUJT JANE ,TE LLALLES!?

  4. Shqiptar i Ndershëm says:

    ZOTI SPARTAK NGJELA,
    Ju jeni: Shqiptar i Ndershëm & Intelektual me Vlera të Larta.
    Shënim: Shpresoj shumë që optimizmi juaj të jetë i bazuar në fakte edhe më konkrete.

  5. bajrami says:

    AMIN, SPARTAK NGJELA,,,FJALA JOTE NE VESH TE AMERIKANEVE DHE TE EUROPIANEVE SE NA E SHKATARRUAN SHQIPERINE KETA VJEDHES ORDINERE,,,BILES A KA MUNDESI AVOKAT TI SHOHIM JO NE BURG POR NE LITAR ISHALLAH…///

  6. termal says:

    “Argumenti” yt kunder Rames vetem me “brekushet” nuk na bind o Taku.Ke ndonje gje tjeter kunder tij se ato qe ke thene deri me sot vetem sa te bejne te pabesueshem edhe per te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje