Mbrojtësi i krahut të djathtë ka folur për ndeshjen me Turqinë dhe të ardhmen e Kombëtares, duke vlerësuar lojtarët e rinj të gryumbulluar nga trajneri Panuçi:
“Besoj se do të jetë nje ndeshje e bukur. E dimë që do të luajmë kundër një kundërshtari të vështirë, por kjo është një ndeshje për t’u njohur sa më mirë me njëri-tjetrin dhe me trajnerin. E kemi pregatitur ndeshjen dhe ky është një kontroll për të kuptuar se ku jemi me grupin tonë. Do të jetë një test shumë i rëndësishëm, pasi diuhet që Turqia është një kundërshtar i fortë, me lojtarë të cilësisë së lartë, të cilët luajnë në kampionate shummë të forta. Besoj se është prova e duhur që të tregojmë grupin tonë.
Të ishe në një grup me Italinë dhe Spanjën, ishte e vështirë për t’u kualifikuar, por vendi i tretë ishte i mirë në këto kushte. Ajo që duhet të bëjmë është që të kuptojmë se ku kemi gabuar, të marrim gjërat e mira që kemi bërë dhe ato të këqijat t’i rregulluar, që të jemi gati për euvropianin tjetër.
Jemi një grup fantastik, gjendemi shumë mirë bashkë, japim dorë njëri-tjetrit dhe futballistët e rinj që kanë ardhur gjenden shumë mirë me ne. Besoj se do të na japin një dorë të madhe, sepse kanë kualitet dhe e dëshirojnë Kombëtaren. Me ndihmën e të gjithëve do të arrijmë nivele më të larta”.
Hysaj ka folur gjatë konferencës edhe për aktivizimin me Napolin dhe ëndrrën për titullin kampion në Serinë A:
“Për rolin tim të ri, mund të them se e kam luajtur edhe para 3 vitesh, por t’i rikthehesh tani është pak e vështirë. Kur trajneri e kërkon këtë gjë, atëherë duhet të jesh gati.
Megjithatë, është e përkohshme, sepse sapo Mario Rui të marrë veten, do të kaloj në krahun tim. Të fitojmë kampionatin do të jetë një gjë e madhe për Napolin, pasi ka 30 vite që e pret këtë mundësi. Tani jemi më afër se kurrë dhe them se jemi gati, pasi e kemi treguar në këto ndeshje me lojën tonë të mirë. Na është dëmtuar një lojtar i rëndësishëm si Ghulam, kemi lojtarë të tjerë që do na ndihmojnë dhe besoj se do i’a dalim”.