Sadiku: Miqësorja me Turqinë do na shërbejë për të ardhmen, do mundohem të kaloj Bogdanin

11 Nëntor 2017, 14:11Sport TEMA

Bomberi Armando Sadiku, ka folur ne konferencen per shtyp nga Antalia, ne prag te perballjes me Turqine.

Sulmuesi i Legias se Varshaves u shpreh se kjo miqesore do te sherbeje per te ardhmen e ekipit.

Sadiku foli dhe per trajnerin e ri te kuqezinjve Kristian Panuçi.

“Me këtë ndeshje mbyllim vitin futbollistik me Kombëtaren. Ky grumbullim i ka shërbyer shumë ekipit, sepse kemi pasur shumë kohë në dispozicion për të qenë bashkë.

Një gjë e tillë shërben për të forcuar sa më shumë grupin e lojtarëve dhe të mirëpresim lojtarët që kanë ardhur për herë të parë në Kombëtare.

Miqësorja ndaj Turqisë na vlen për të ardhmen, sepse kundërshtari që kemi përballë është shumë i fortë dhe mund të provojmë veten ndaj tij.

E kemi vlerësuar shumë këtë takim. Kjo sfidë miqësore është pozitive edhe për trajnerin, sepse do të ketë mundësi të na njohë më mirë.

Ky takim testues do të na shërbejë për të parë veten ku jemi.

Duhet t’i japim sinjale pozitive edhe trajnerit. Duhet ta fitojmë për ta mbyllur sa më mirë këtë vit kalendarik për sa i përket futbollit me ekipin Kombëtar.

Nuk duhet të shohim problemet e Turqisë, por të mendojmë vetëm për ekipin tonë.

Panuçi? Është një trajner serioz, i cili sheh gjërat në detaje. Aplikon një stërvitje shumë profesionale. Jemi përkushtuar në maksimum për të zbatuar rregullat që ai i ka si elementë pune. Ka futur një frymë pozitive në ekip.

De Biasi-Panuçi? Janë tipa të ndryshëm trajnerësh. Unë dëgjoj me vëmendje këshillat dhe dëtyrat e dhëna nga trajneri Panuçi për të qenë pjesë e ekipit, formacionit dhe të ndihmoj ekipin, ashtu si gjithmonë.

Për mua nuk ka lodhje kur vesh fanellën e ekipit Kombëtar. Kur hyj në fushë dhe dëgjoj himin, më bëhet mishi kokrra. Deri tani kam realizuar 9 gola me Kombëtaren. Respekt për Erjon Bogdanin, Alban Bushin, apo edhe të tjerë që kanë shënuar shumë me përfaqësuesen. Unë do të mundohem të jap maksimumin pse jo edhe t’i kaloj. Pastaj mbetet për t’u parë nëse do t’ia arrij”, tha Armando Sadiku në konferencën për shtyp.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje