Strakosha me probleme, lë grumbullimin me Kombëtaren

10 Nëntor 2017, 22:36Sport TEMA

Thomas Strakosha lë sërish grumbullimin me kombëtaren, në prag të sfidës miqësore me Turqinë.

Portieri që luan me Lazion, ka shfaqur probleme në këmbë dhe stafi i kombëtares, i ka dhënë leje të rikthehet në Itali, ku do të trajtohet nga mjekët e bardhekaltërve.

Portieri është duke kaluar një moment të shkëlqyer, teksa është shndërruar në një nga pikat më të forta të Lazios dhe do të tentohet rikuperimi i tij, për të qenë i gatshëm për derbin e Romës, në fundjavën e ardhshme.

Strakosha nuk ia doli të stërvitet me kuqezinjtë as në grumbullimin për dy ndeshjet e fundit eliminatore, ato ndaj Spanjës dhe Italisë, ku sërish u largua nga grumbullimi, pas një problem në shpinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje