Partizani nën drejtimin e Sulejman Starovës do të pësojë ndryshime të mëdha.
Në merkaton e janarit pritet që trajneri të largojë lojtarët të cilët nuk i ka në plane, dhe të afrojë të tjerë me të cilët beson se mund të arrijë objektivat e vendosura nga klubi.
Burime pranë të kuqve bëjnë me dije se në janar po planifikohet rikthimi i mesfushorit argjentinas Agustin Torasa, shkruan “Panorama Sport”.
Torasa ka qene nje pikat me te forta ne mesin e fushes tek Partizani ne sezonin e kaluar ku arriti qe te shkelqeje me fanellen e kuqe.