Trajneri i Turqisë: Me Shqipërinë do luajmë mirë

10 Nëntor 2017, 13:01Sport TEMA

Trajneri i Turqisë, Mirçea Luçesku, nuk shqetësohet nga paraqitja e përfaqësueses së tij dhe fakti se u mund 2-0 nga Rumania në miqësoren e mbrëmshme.

Tekniku premtoi një paraqitje më të mirë në përballjen e radhës kundër Shqipërisë nga lojtarët që kishte përzgjedhur.

“Rumania është një skuadër e cila luan së bashku prej një periudhe të gjatë kurse ne kishim moshën mesatare 24,5 vjeç. Ky ndryshim shihej në fushë pasi unë po ndërtoj një skuadër të re dhe të shoh lojtarë sa më të rinj në fushë.

Nuk kemi shumë lojtarë nga të cilët të zgjedhim për shkak dëmtimesh apo forme. Por unë do të marr gjithmonë më të mirët, të gjitha shtetet po e bëjnë këtë gjë. Mendoj se do të luajmë më mirë kundër Shqipërisë. Kështu ndodh gjithmonë, ne luajmë më mirë në ndeshjen e dytë sesa në të parën, pasi kemi kaluar një javë duke u përgatitur”, deklaroi Luçesku pas sfidës së mbrëmshme.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje