Trajneri i kombëtares U 21, Alban Bushi, ka folur pak më parë në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesër kundër Iralandës së Veriut.
Bushi, u shpreh se ka besim absolut tek skuadra e tij që nesër do të arrijë që të marrë një rezultat pozitvi.
“Irlanda luan pak a shumë njësoj si Islanda, duke u treguar shumë e kujdesshme në fazën mbrojtëse, ndaj duhet të luajmë me qetësi dhe të bëjmë durim, sepse goli do të vijë, herët a vonë. Besoj se do t’ia dalim të marrim rezultat pozitiv, duke shfrytëzuar edhe mbështetjen e tifozërisë”
Më tej tekniku i 21-vjeçarëve foli dhe për objektivin e që ka ekipi.
“Nëse marrim fitoren nesër, do të jetë e rëndësishme sepse më pas presim Sllovakinë në shtëpinë tonë dhe kemi më shumë shanse. Gjithsesi, na intereson më shumë paraqitja, sesa rezultati. Edhe në Islandë unë mbeta i kënaqur, sepse pavarësisht humbjes, ne luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste.”
Në fund Alban Bushi zbuloi se trajneri i kombëtares A, Kristian Panuçi, i ka kërkuar rreth pesë lojtarë në ekipin e tij.
“Kemi një komunikim mjaft të mirë, sepse në fund të fundit, kombëtarja shpresa është në shërbim të kombëtares së madhe. Panucci ka në objektiv rreth 4-5 lojtarë të skuadrës tonë, që do të kërkojë t’i inkuadrojë në kombëtaren e madhe, por këtë herë na bëri një nder, duke parë pozitat tona në renditje”, u shpreh Bushi.