Kombëtarja, konfirmohet mungesa e Migjen Bashës kundër Turqisë

9 Nëntor 2017, 15:45Sport TEMA

Mesfushori Migjen Basha, nuk mund të riaftesohet dot për ndeshjen miqësore me Turqinë në datën 13 nentor.

Pas disa seancave stërvitore të zhvilluara me lojtarin veçmas skuadrës, dhe me një program të veçante mesfushori i ekipit kombëtar, është larguar sot nga rezidenca e ekipit përfaqësues në Antalia.

Ai do të vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit të tij.

Trajneri pas nje konsultimi me stafin mjekësor të skuadres vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit të tij është e gjatë dhe nuk mund të jetë gati për këtë miqësore.

Gjatë këtyre ditëve Migjen Basha, është stërvitur veçmas skuadrës, por koha e rikuperimit të tij zgjat jo pak.

Ndërkaq, edhe per efekt kohe trajneri Christian Panucci nuk do të therrase zevendesues të ri, pas largimit të Bashës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje