Barcelona përgatit një tjetër ofertë për brazilian Philippe Coutinho, për t’ia rrëmbyer Liveprpoolit në merkaton e dimrit.
“Blaugranat” duket se janë të obsesionuar pas brazialianit, për të cilin kanë nisur të interesohen edhe PSG apo Real Madridt. Valverde kërkon lojtarë që mund t’i aktivizojë menjëherë titullarë dhe që mund të përshtaten me skuadrën, me Coutinhon që i plotëson kriteret e kërkuara nga stafi teknik.
Barca ka gati 120 milionë euro për kartonin e futbollistit, një shifër më e vogël nga ajo që pretendon Liverpooli. Në minutat e fundit të merkatos së verës, kur u bë i pamundur transferimi i 25-vjecarit në Katalunjë, u tha se klubet kishin rënë dakord që në merkaton e dimrit marrëveshja të riaktivizohej për 150 milionë euro.
Sigurisht që kjo lëvizje e fundit e katalanasve nuk u ka pëlqyer shumë drejtuesve të “të kuqve”. Barcelona, në fakt, ka menduar të rrisë pagën e futbollistin, për të shfrytëzuar këmbënguljen e brazialinit për t’u zhvendosur në “Camp Nou”.