Skuadra kombetare ka vijuar diten e sotme programin e saj me seancen e dyte stervitore ne Antalia.
Ngarkese e plote, por edhe nje hapesire e madhe e kohes stervitore per ekipin me drejtim te aspektit taktik.
Trajneri i ekipit kombetar Christian Panucci ka vazhduar edhe kete pasdite me pjesen taktike, duke pare nje here nje grup dhe me pas grupin tjeter te ekipit ne kombimacionet dhe ushtrimet e ndryshme ne fushe, sipas ndarjes se planifikuar.
Gjate gjithe kohes trajneri ka qene ne komunikim intensiv me lojtaret ne pjesen taktike te stervitjes per levizjet e tyre me fushe. Me pas, ne 20 minutat e fundit edhe nje mini-ndeshje, edhe ketu per te vleresuar situatat taktike te lojes.
Nderkaq vijon te stervitet i diferencuar Migjen Basha, i cili sot ka bere disa ushtrime te lehta vecmas ne seancen e pasdites, dhe me tej ka vijuar me pak vrap te lehte.
Dita e sotme e ekipit perfaqesues ka perkuar me ngarkesen e dy seancave stervitore. Nderkohe neser eshte planifikuar vetem nje seance stervitore, ajo e pasdites.
Probleme fizike te lojtaret nuk, pervec Bashes qe ka ardhur ne grumbullim me shqetesime fizike dhe qe ben stervitje te diferencuar, drejt rekuperimit te tij.