Premtimi i Messit nëse Argjentina e fiton Kupën e Botës

8 Nëntor 2017, 15:19Sport TEMA

Nuk është sekret se Argjentina dëshiron ta fitojë Kupën e Botës me çdo kusht verën e ardhshme.

Bërja Kampion i Botës me Argjentinën do t’ia kompletonte për bukuri Messit kabinetin e trofeve, e po ashtu dhuronte përfundimisht yllit të Barçes suksesin e nevojshëm për t’u konsideruar vërtetë si lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Duke dolur para ndeshjes miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Rusisë, e cila zhvillohet të shtunën në Moskë, Messi mezi e ka ndalur të qeshurën kur ka zbuluar se çfarë do të bënte nëse Argjentina e fiton Kupën e Botës vitin e ardhshëm.

“Nëse e fitojmë Kupën e Botës, premtoj se do të eci në këmbë nga Rosario në San Nicolas”, ka thënë 30-vjeçari për “TyC Sports”.

San Nicolas ndodhet më shumë se 70 kilometra larg vendlindjes së Messit, Rosarios.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje