Kombëtarja stërvitet me dy seanca në Turqi

8 Nëntor 2017, 12:25Sport TEMA

Skuadra kombetare e futbollit vijon pergatitjet e saj ne vigjilje te ndeshjes miqesore te 13 nentorit me Turqine, ne Antalia.

Prej dites se djeshme ajo ka vazhduar me stervitjet ne qendren stervitore “ARKADIA” fare pak minuta nga rezidenca.

Sot ne program traineri Panucci ka planifikuar 2 seanca stervitore, nje prej te cilave e realizoi paraditen e sotme.

Sot ekipi kishte program te vecante per mbrojtjen dhe me pas u vijua me grupin tjeter, ate te pjeses ofensive te mesfushes dhe sulmit.

Me skuadren qe nga dita e djeshme ne stervitje ka dale edhe futbollisti i sapogrumbulluar Kamer Qaka se bashku me futbollistin tjeter Ajdarevic.

Pas aspektit taktik skuadra kaloi ne disa ushtrime fizike. Seanca e radhes eshte programuar per sot pasdite ne oren 17.00 me oren lokale te Turqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje