Mërgim Mavraj të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar jashtë Shqipërisë, por mesa duket 31-vjeçari është nostalgjik për vendin e tij. Mërgimi ka lindur në Hanau, një zonë në jug të Gjermanisë, por prejardhja e tij është nga Shqipëria dhe për këtë fakt ai zgjodhi që të luajë me kuqezinjtë.
Nga grumbullimi me kombëtaren në Antalia, mbrojtësi ka shkruar në profilin e tij në Instagram, duke lënë të kuptohet se ka mall më vendin tonë.
“Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin”, ka shkruar Mavraj në një postim në facebook.