“La Liga” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 12-të.
Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj është përfshirë në ekipin më të mirë të javës së 12’ të La Ligas.
Kosovari shënoi gol në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Eibar, ku tregoi edhe një paraqitje shumë të mirë.
Pjesë e këtij formacioni janë edhe Alcaser i Barcelonës dhe Marco Asensio i Real Madridit.