Njihuni me Kamer Qakën, talenti me shqipen tatuazh që mori ftesë nga Panucci

6 Nëntor 2017, 19:46Sport TEMA

Kamer Qaka është prurja e fundit e trajnerit Christian Panucci pasi mesfushori Amir Abrashi nuk ka mundur që të rikuperohet në kohë për miqësoren e 13 nëntorit ndaj Turqisë në Antalia.

Mesfushori shqiptar është vetëm 22 vjeç, ka lindur në Kosovë në vitin 1995, ndërkohë që në moshën 2 vjeç familja e tij emigroi në Norvegji. Në vitin 2010 kur po ndiqte studimet universitare, ai nënshkruan një kontratë profesioniste me ekipin norvegjez, Valerenga-n. Qaka ka debutuar për herë të parë në futbollin profesionit në një ndeshje të Kupës në Norvergji, duke u bërë golashënuesi më i ri i këtij ekipi.

Në 2013 ai u transferua te një ekip tjetër në Norvegji, Raufoss. Me ta debutoi më 15 prill 2013, por kjo aventurë nuk shkoi shumë mirë teksa në janar të 2014 u transferua te Honefoss Bk, ndërkohë që një vit më vonë te Sarpborg.

Një edicion më parë ishte në radhët e skuadrës së Kristiansund, duke e ndihmuar ekipin që të ngjitet në elitën e futbollit norvegjez. Qaka u shpall lojtari më i mirë i Kategorisë së dytë në Norvegji. Më 17 korrik të kësaj vere nënshkruan një kontratë dy-vjeçare me ekipin rumun Politehnica Iași, teksa deri më tani ka luajtur 12 ndeshje, pa mundur që të shënojë asnjë gol.

Kamer Qaka ka qenë pjesë e Norvegjisë në ekipin e moshave të U 17 dhe U 19, ndërkohë që tashmë do të ketë shansin që të tregojë vlerat e tij edhe në kombëtaren e parë të Shqipërisë.  Ai njihet si një futbollist luftarak në mesfushë, ndërkohë që ësht shumë i lidhur me Shqipërinë, pasi mban në dorën e majtë një tatuazh me shqiponjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje