Kamer Qaka pak minuta më parë ka marrë një lajm shokues, teksa i vjen një telefonat nga Shqipëria, ku i thonë se ai do të jetë pjesë e kombëtare sonë në miqësoren ndaj Turqisë.
22-vjeçari që luan me ekipin e Kristiansund.
“Ishte çmenduri, kam qarë për 20 minuta. Idhujt e mi që fëmijë luajnë për Shqipërinë, ndaj nuk di se çfarë të them. Jam ende i shokuar. Kam qenë shumë mirë gjatë këtij viti, dhe tashmë gjërat po shkojnë shumë mirë”, ka thënë mes emocionesh Qaka.
Qaka do të zëvendësojë Amir Abrashin, i cili ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi.