U 21, Bushi publikon listën e lojtarëve: Nëse fitojmë me Irlandën objektivi është vendi dytë

6 Nëntor 2017, 12:10Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka publikuar listen e lojtareve te grumbulluar për sfiden kunder Iralndes se Veriut qe do te luhet me date 10 nentor.

Permes nje konference per shtyp Bushi, tha se objekti i ekipit eshte qe te renditet ne vendin e dyte.

Bushi shtoi se tekniku Panuçi e ka ndjekur kombetaren U 21, ku ka mjaft elemente qe mund te jene pjese e ekipit te pare ku rasti i fundit eshte ai i Ramadanit.

E kemi humbur me penallti në fund ndeshjen e parë me Irlandën. Nuk mund të them në mënyrë dramatike, sepse është pjesë e futbollit. Mendoj se ishte ndeshje e barabartë ajo me Irlandën dhe nuk e meritonim humbjen. Irlanda ka dy fitore në shtesë dhe nuk duhet pasur frikë. Kemi më shumë kualitet se kundërshtari në ekip. Lojtari më i mirë i tyre luan me QPR-në dhe është shumë i shpejtë. Ai na mori edhe penalltinë në ndeshjen e parë.

Mendimi im është se duhet të shënojmë, sepse kemi dy ndeshje që nuk shënojmë gol. Durmishaj është lojtar shumë i mirë dhe i rëndësishëm për ne. Kemi marrë një e-mail nga klubi i tij në Greqi, që na vë në dijeni për dëmtimin. Po i vuajmë dëmtimet shumë këto kohë. Florini është lojtar që mban peshë në sulm. Edhe të tjerët kam besim se do të bëjnë mirë, përderisa janë grumbulluar me kombëtaren U-21.

Duhet t’i shrfrytëzojmë raste që krijojnë me durim, sepse siç na shënuan ata në shtesë, mund të shënojmë edhe ne në shtesë. Duhet të jemi shumë të shpejtë dhe të shfrytëzojmë mundësitë tona. Irlanda e Veriut është një ekip që të prish lojën, nuk të lë të luash futboll. Mund të kemi frikë për rrëmujën që bën në fushë, jo për kualitetin që ka.

Trajneri Panuçi i ka parë vetë lojtarët e ekipit U-21. Mund të them se ka shumë lojtarë, të cilët mund të luajnë në Kombëtare, jo tani, por në të ardhmen. E bëri Ramadani me ndeshje shumë të mira që zhvilloi dhe Panuçi e ka marrë në Kombëtare. Mund ta bëjnë edhe shumë të tjerë. Rezultati është shumë i rëndësishëm për ne. Duam vendin e dytë dhe duhet të fitojmë. Objektivi ynë është nga ndeshja në ndeshje. Jam i lumtur për lojën që bëjmë, sepse krijojmë raste, luajmë futboll. Jemi një ekip që prodhon lojë dhe raste.

Manaj? Lojtarët që kemi në sulm janë më mirë se Manaj në këtë moment. Kur të jetë më mirë, do ta thërras. Po përgatisim ekipin edhe për sezonin tjetër. Kemi një miqësore me Gjeorgjinë dhe aty do të marrim edhe disa lojtarë të tjerë. Nuk kemi problem, përveç Bytyçit, por edhe Durmishajt të dëmtuar”, – tha në konferencë trajneri Bushi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje