Presidenti i Flamurtarit: Fino kandidat për kreun e FSHF-së? Do të isha i lumtur

6 Nëntor 2017, 10:53Sport TEMA

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka mbeshtetur kanditaturen e Bashkim Finos nese ky i fundit kandidon per kreun e FSHF-se.

Idrizi tha se Finon ka nje miqesi te vjeter dhe takimi me te gjate ndeshjes Partizani-Flamurtari ishte rastesore.

“Unë me zotin Fino njihem që prej 1995-ës, kur ai ishte kryetari i bashkisë së Gjirokastrës.

U takova para ndeshjes në mënyrë rastësore dhe u ngjitëm për në tribunë për të parë sfidën ndaj Partizanit.

Nuk folëm për futboll. Të jeni të sigurt.

Fino kandidat për president të FSHF-së? Unë nuk e di këtë gjë, por do të isha i lumtur nëse do të ishte kështu”, tha presidenti i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje