Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka pasur një urim të veçantë për Lorik Canën gjatë emisionit “Exclusive” në Top Channel.
Numri një i merkatos së bardhekaltërve shpreson që ai të ketë fatin e tij në rolin e drejtuesit.
“Mban mend që kemi bërë një bisedë së bashku. Një nga dëshirat ishte që të bëje profesionin tim. Ke qenë një bashkëlojtari që të kam konsideruar gjithmonë si mikun dhe vëllain tim të vogël.
Do doja të të uroja suksese. Dua të të shoh shumë larg jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në vend të huaj”, ka thënë Tare në ndërhyrjen e tij.