Partizani, Moxhi: lulianon e dënuan rezultatet, lojtarët kanë kohë deri në janar

5 Nëntor 2017, 16:57Sport TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Luçiano Moxhi, ka shpjeguar arsyet e vendimit për ndryshimin në pankinën e të kuqve, duke kaluar nga Iuliano te Starova.

“Kemi folur dhe marrë një vendim të me në bashkëpunim. Nga java e ardhshme nuk do të jetë më Iuliano trajneri i Partizanit, do të jetë Starova që njeh mirë dinamikën e kampionatit dhe lojtarët. Nuk mund të kritikojmë Iulianon për gjë tjetër përveç rezultateve. Ai kishte fatin e keq të përjetonte këtë situatën e dëmtimeve, Çani ende nuk mund të aktivizohet, u dëmtua Sukaj. Duhet një ndryshim trendi që shpresoj të sjellë më shumë forcë të ekipi”, tha ai për “SuperSport”.

Moxhi më pas ka paralajmëruar të gjithë lojtarët se kanë kohë deri në janar për të treguar vlerat e tyre. “Tani lojtarët kanë mundësinë të tregojnë veten e tyre. Kush ia del, do të qëndrojë, kush nuk mundet, do të largohet”, theksoi Moxhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje