Paqe në "Niko Dovana" mes Teutës dhe Laçit

4 Nëntor 2017, 19:25Sport TEMA

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshje e javës së 9 ndërmjet Teutës dhe Laçit.

Të dyja skuadrat kanë dhuruar një duel që prodhoi shumë pak emocione në 90 minuta.

Për t’u shënuar ishte fundi i pjesës së parë teksa vendasit kalojnë në avantazh me Dedic, por miqtë barazojnë vetëm pas 4 minutash me Nikën.

Më pas ndeshja është e mërzitshme dhe pa raste të pastra shënimi.

Në 45 minutat e dyta rastet për shënim numërohen me gishtat e njërës dorë, teksa të dyja skuadrat morën atë që ndoshta donin: Të mos dilnin të humbura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje