Ndeshja e djeshme ndërmjet Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut nuk u shoqërua nga asnjë incident jashtë fushave të lojës, duke shënuar një sukses në organizim për ekipin serb.
Drejtuesit e skuadrës korçare pas ndeshjes sipas mediave serbe kanë dërguar nj mesazh te Drejtoresha e mediave në këtë klub, Biljana Obradovic.
“Në emër të klubit donim t’iu falënderonim juve dhe skuadrën e Partizanit për organizimin dhe mbështetjen gjatë natës së fundit. Ne e respektojmë mënyrën e organizimit të ndeshjes, dhe gatishmërinë tuaj. Ne jemi të nderuar dhe të lumtur për gjithçka që ka ndodhur në dy ditët e fundit. Ne duam që Partizani të arrijë rezultate sa më të mira dhe të kualifikohet në raundin tjetër”, ishte mesazhi i dërguar te bukuroshja serbe që ja ka shpërndarë mediave.
Ky është një mesazh i çuditshëm, pasi në fakt Skënderbeu është në garë për t’ukualifikuar