Evra rrezikon përjashtimin nga Olimpique Marseille

3 Nëntor 2017, 13:00Sport TEMA

Sipas L’Equipe, shkelmi ndaj një tifozi para ndeshjes së Europa League kundër Vitoria Guimaraes, mund t’i kushtojë shtrenjtë mbrojtësit Patrice Evra.

Marseille ka nisur një hetim të brendshëm dhe sipas të përditshmes franceze Evra mund të pequllohet për sjellje të dhunshme.

Evra fillimisht ra pre e sulmit të tifozëve dhe sapo ata u afruan pranë rrethimit të fushës, të gjithë futbollistët e Marseille shkuan dhe u përballën me fansat e tyre.

Për këtë veprim, që gjithsesi ndodhi jashtë fushës së lojës, Evra u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje