Idrizi: Stadiumin tonë e kanë bërë “zonë të ndaluar”, si në komunizëm

3 Nëntor 2017, 11:00Sport TEMA

Kur i është komunikuar dënimi i radhës nga Komisioni i Disiplinës, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka qeshur me të madhe. Ka qeshur, sepse javën e tetë e priste “pushim”, ngaqë Flamurtari luajti në kryeqytet me Partizanin dhe nuk pati asgjë për t’u marrë si argument për gjobë.

Por sjellja e gabuar e tifozëve të Flamurtarit duket se ka mbetur “takuar”. Numri 1 i klubit vlonjat, duke iu referuar vendimit të fundit të Disiplinës, për shtypin sportiv është shprehur: “Në Shqipëri tani kemi një “zonë të ndaluar”. Stadiumit tonë i kanë vënë telat me gjemba. Unë thjesht kam qenë i drejtpërdrejtë dhe nuk mundet që kapriçot e një personi rë dënojnë një qytet të tërë.

Me sa duket, “Big Brother” vëzhgon vetëm Flamurtarin. Në komunizëm dënoheshin njerëzit për agjitacion e prapagandë, tani ndodh kjo. Vlora jeton me sportin dhe Flamurtari po ringrihet, por po i mbyllin dyert”, – tha Idrizi mes të tjerash.

Flamurtari u dënua me 2 milionë lekë gjobë pas ndeshjes me Partizanin, edhe pse në stadium nuk ishin më shumë se 30 tifozë vlonjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje