Stojkoviç: Shqiptarët po investojnë, s’ka më dominim si 10-15 vjet më parë

3 Nëntor 2017, 10:46Sport TEMA

Portieri i Partizanit, Vladimir Stojkoviç, theksoi pas ndeshjes me Skënderbeun se skuadra e tij fitoi tri pikë shumë të rëndësishme.

“Pas disa ndeshjeve pas fitore, kemi marrë tri pikë të rëndësishme dhe tani gjithçka është në favorin tonë”, – theksoi Stojkoviç për “Kurir”.

Më pas, i pyetur për lojën jo në nivelin e duhur të Partizanit, pasi ishte Skënderbeu që kishte më shumë kontrollin e topit, portieri shtoi: “Duhet të jemi realist. Të gjithë kundërshtarët janë të fortë dhe nuk mund të dominojmë më si para 10 apo 15 vjetësh kundër një skuadre nga Shqipëria. Këto skuadra kanë buxhet dhe kanë marrë lojtarë të huaj.

Nuk ka më dominim dhe për këtë ju tregoj shembullin e Argjentinës, që mezi shkoi në Botëror. Dinamo e Kievit erdhi dhe na mundi këtu, pasi buxheti i saj është shumë më i lartë. Sot gjithçka është e balancuar në futboll dhe gjithçka është ndryshe nga më parë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje