Panuçi publikon listën e lojtarëve për miqësoren me Turqinë

3 Nëntor 2017, 12:03Sport TEMA

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Kristian Panuçi shpall listën e lojtarëve të cilët ka grumbulluar për ndeshjen miqësore të datës 13 nëntor në Antalia me skuadrën përfaqësuese të Turqisë.

Sikundër është bërë tashmë traditë, çdo të premte para grumbullimit, trajneri bën publike listën e lojtarëve. Për këtë ndeshje miqësore, Panuçi ka grumbulluar 25 futbollistë, ku mund të veçohen lojtarët e rinj, Astrit Ajdareviç që luan me AEK, si edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Veljes.

Sipas një rakordimi me trajnerin e skuadrës kombëtare A dhe të U-21, Ylber Ramadani do ti bashkohet skuadrës në datën  11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eleminator të datës 10 nëntor në Tiranë.

Ndërkaq, në listën e trajnerit Panuçi, nga kampionati shqiptar, përveç portierit Alban Hoxha është edhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj.

Skuadra përfaqësuese e futbollit do të grumbullohet ditën e hënë pasdite në Antalia, ku për 6 ditë do të përgatisë atje edhe ndeshjen miqësore me Turqinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje