Hysaj do të jetë Gulami i ri i Napolit, Sarri e sposton në të majtë

3 Nëntor 2017, 11:46Sport TEMA

Në prag të ndeshjeve të javës së 12-të të Serisë A, shtypi italian ka publikuar edhe formacionet e mundshme të të gjitha skuadrave.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë Napoli, konkretisht lojtari që do të zëvendësojë Gulam, mbrojtësin e krahut të majtë, i cili u dëmtua në ndeshjen e mesjavës me Mançester Sitin.

Dhe në titullin kryesor të artikullit të “Gazzetta.it” ishte pikërisht emri i Elseid Hysajt, mbrojtësit kuqezi.

Napoli luan të dielën në fushën e Kievos dhe trajneri Sarri, i cili ka humbur Gulamin për dëmtim në gju, ka vendosur të kalojë Hysajn në krah të majtë, ashtu siç ndodhi në pjesën e mbetur të ndeshjes me Mançester Sitin. Në të djathtë do të luajë Maxho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje