Enis Bardhi është lojtar shqiptar, i cili luan për Maqedoninë dhe Levanten në Spanjë.
Së fundi, ai është vënë në shënjestrën e Interit, përfaqësuesit e të cilit kanë pasur mundësinë ta ndjekin nga afër pak ditë më parë në ndeshjen me Getafen. Lajmin e raporton “Tuttomercatoweb”.
Dhe zërat kanë shkuar edhe në veshin e Bardhit, i cili është shprehur: “Tani jam i përqendruar maksimalisht te Levante. Kam dëgjuar që Interi dhe PSG janë interesuar për mua, por kjo nuk është e rëndësishme në këtë moment, nuk jemi në fazën e merkatos.
Patjetër, janë lajme interesante, por mendoj vetëm për Levanten. Më pëlqen shumë Premier League dhe mendoj se mund të luaj në secilin nga 5 kampionatet më të fortë në Europë. Më e rëndësishme tani është të ndihmoj skuadrën”.