Ftesa në kombëtare, Ramadani: Realizova një ëndërr

3 Nëntor 2017, 17:58Sport TEMA

Ylber Ramadani ka ëndërruar që fëmijë që një ditë të luante në kombëtaren tonë, dhe më në fund kjo ditë erdhi. Ai do të jetë pjesë e përfaqësues sonë për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë që do të luhet në Antalia më 13 nëntor. Ish-mesfushori i Partizanit, i cili tashmë është pjesë e ekipit të Veljes në Danimarkë ka treguar emocionet pas ftesës së sotme.

“Ishte një gëzim shumë i madh për mua, sepse e kam menduar që fëmijë. Jam shumë i lumtur që ëndrra ime u bë realitet.  Mendoj se konkurrenca është e vështirë, por unë gjithmonë do të mundohem të bëjë punën time më së miri. Me punë dhe sakrificë do ja dalë. Në skuadër ka shumë lojtarë cilësorë, por unë do vazhdoj hap pas hapi, pse jo të luaj një ditë nga minuta e parë.

Te Partizani kam qenë në formën time më të mirë, por edhe këtu (Velje) kam luajtur disa ndeshje të mira. Mendoj se kjo është edhe arsyeja e ftesës. Kam punuar shumë për të arritur këtë moment”, ka thënë Ramadani për Super Sport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje