Special One dhe në Gjykatë, paguan 3.3 mln euro

3 Nëntor 2017, 13:43Sport TEMA

Special One edhe përpara ligjit, Jose Mourinho ka mbyllur ligjërisht edhe çështjen që e çoi para Gjykatës së Madridit, për evazion fiskal të krijuar në periudhën 2011-2012, për shifrën e 3.3. milionë eurove.

Trajneri i Manchester United është paraqitur në Madrid mëngjesin e së premtes, për të zgjidhur një çështje që ishte hapur në kohën që ai ishte në pankinën e Real Madrid.

Shumë i qetë dhe si gjithnjë i gatshëm edhe me mediat, portugezi ka pohuar se ka shlyer të gjitha detyrimet që ka me shtetin spanjoll.

“Pagova, firmosa dhe nuk kam kontestuar asgjë. Nuk kam qenë në dijeni për detyrime të pashlyera, ndaj firmosa me përgjegjësi konform ligjeve”, deklaroi trajneri i Manchester United.

Kohët e fundit shumë personazhe të rëndësishëm të futbollit janë akuzuar për evazion fiskal, duke përshirë këtu edhe Messin e Ronaldon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje