Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, bëri të qartë se është i hapur ndaj çdo lloj diskutimi për të ardhmen e tij por se personalisht nuk e mendon lamtumirën nga të kuqtë. Për “SuperSport” ai deklaroi se i takonte klubit të merrte një vendim të tillë.
Si mund të zgjidhet situata pas kontestimit të tifozëve
“Është një mëkat se skuadra impenjohet, mjafton një rast pastaj për të humbur ndeshjen. Tifozët kanë të drejtë të kontestojnë se rezultatet nuk arrijnë, edhe pse puna që bëjnë djemtë është shumë dhe handikapi ynë është se nuk shënojmë”.
Për punën që bën në ekip
“Puna ime është e vështirë, por e bëj gjithmonë në maksimumin e mundësive. Sot kemi pengesë këtë handikap që nuk shënojmë, na ka kushtëzuar se krijojmë shumë raste. Shpesh nuk është e lehtë të komentosh, dëshira ekziston, shoqëria duhet të marrë vendimet e veta, e ka për zemër fatin e skuadrës dhe i ka qëndruar pranë. Ekipi nuk e meriton këtë klasifikim që ka”.
Çfarë i duhet për të ndryshuar ekipit
“Mjafton të kem ata që më mungojnë, por nuk mund të flas për dëshirën dhe për meritën e lojtarëve në këtë ndeshje, se është një skaudër që pëson me një gjuajtje dhe nuk është gjë e re. Krijojmë shumë, dominojmë gjithë ndeshjen dhe humbim pastaj. Të kisha në dispozicion të gjithë do të ishte një lloj tjetër klasifikimi për ekipin”.
A mendon që të largohet
“Puna ime është të ndihmoj skuadrën duke punuar më shumë. Ata janë vendime që i merr klubi, i ka mundësitë ta bëjë. Unë bëj punën, por këto vlerësime bëhen diku tjetër”.