Kamza thellon krizën e Partizanit. Luftëtari fiton me Lushnjen

4 Nëntor 2017, 16:55Sport TEMA

Kamza zhyt më thellë në krizë Partizanin duke i rrëmbyer skuadrës së Iulianos fitoren në minutat e fundit të sfidës. Ekipi i Ndreut merr tri pikë që e renditin për momentin në vendin e tretë në klasifikim, ndërsa për të kuqtë, situata bëhet edhe më e errët.

Dueli u vendos nga një kundërsulm në minutat e fundit, me Imerin që gjeti të papërgatitur prapavijën bardheblu për të dërguar topin në rrjetë në një ndeshje ku deri atëherë Hoxha kishte qenë thuajse gjatë gjithë kohës spektator.

Hasan Lika më në fund gjen fitoren e parë nën drejtimin e Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite ka fituar me lehtësi 2-0 ndaj Lushnjës, në një duel të dominuar prej tyre.  Vendasit kanë shfrytëzuar klasin e lojtarëve të tyre në sulm për të zgjidhur sfidën.

Roca shënoi golin e avantazhit që në minutën e 2-të pas një përgjumje të mbrojtjes së Lushnjës. Më pas miqtë përpiqen që të reagojnë, por rastet e tyre nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.

Në minutën e 73-të, Rapo realizon golin e dytë, pas një goditje fantastike të Bregut, që u prit nga Spaho. Në këtë mënyrë Hysen Dedja e nis me humbje aventurën te Lushnja, skuadër në të cilën është rikthyer pas 16 vitesh. Luftëtari ngjitet në vendin e 7-të me 8 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje