Reagon Moxhi: Trajneri ende në punë, takoj presidentin dhe vendosim

4 Nëntor 2017, 18:28Sport TEMA

Humbja e fundit ndaj Kamzës ka bërë që gjithnjë e më shumë të lakohet largimi i Mark Iulianos.

Në fakt, situata ku ndodhet Partizani e bën italianin e pankinës më të rrezikuar se kurrë.

Gjithsesi, për shkarkimin e tij ende drejtuesit nuk kanë vendosir. Këtë e konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” zyrtari i lartë i klubit të kuq, Luçiano Moxhi.

“Për momentin nuk kemi marrë asnjë vendim. Do flas nesër me presidentin, duke vlerësuar të gjtihë situatën. Do të analizojmë me qetësi ndeshjen e fundit dhe do të vendosim. Natyrisht, situata është e vështirë, vlerësimet do t’i bëjhmë edhe për trajnerin. Skuadra nuk po funksionon”, – ka thënë Moxhi për gazetën pak minuta më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje