Tirana ka kohë që nuk e ka më mbështetjen e dikurshme të tifozërisë së saj.
Në ndeshjen e djeshme me Bylisin pjesëmarrja ishte e ulët, ndërkohë që humbja i ka acaruar edhe më shumë tifozët më fanatikë bardheblu.
Ka pasur sharje në adresë të presidentit Refik Halili, i cili u largua nga stadium para kohe.
Pas ndeshje dy tifozë janë arrestuar nga Policia e Shtetit dhe nisur nga kjo ngjarje, grupimi “Tirona Fanatics” ka akuzuar presidenti Halili se ka vënë në shërbim të tij edhe Policinë.
“Kush ofendon Halilin, shoqërohet në komisariat, por ky nuk është problem për ne. 15 banditë me uniformë vënë për fund një 15-vjeçar se ofendoi Halilin verbalisht. Mesazhi është i qartë”, – thuhej në reagimin e grupimit bardheblu.
Edhe në ndeshjet e mëparshme ka pasur probleme të kësaj natyre, ku tifozët e Tiranës kanë shpalosur banderola kundër presidentit Refik Halili.