Pas dy fitoreve rradhazi, skuadra e Interit është ndalur kësaj radhe nga Torino, sfidë kjo që përfundoi me shifrat e barabarta 1-1 në “San Siro”.
Të parët qe kaluan në epërsi kaluan ishin miqte përmes Iago Falque në minutën e 60’të.
Por, nuk arriten dot qe te ruanin kete avantazh pasi gjithçka barazoi Eder në minutën e 79’të.
Interi tentojë me të gjitha forcat të ndryshojë diçka në rezultat deri në fund, duke pasur edhe disa raste si dhe duke goditur shtyllën përmes Vecinos, por rezultati mbeti ai i minutës 79’të, 1-1.
Barazimi i tretë ky për zikaltrit këtë edicion.
Pas këtij barazimi, Interi tani ka shkuar në kuotën e 30 pikëve, një më pak se Napoli që përballet me Chievon dhe vetëm dy më shumë se Juventusi që në shtëpi pret Beneventon.