Nga Fatjon Baze
Pas mbarimit te ndeshjes se fundit qe u luajt ne Vlore mes Flamurtarit dhe Kukesit eshte mbyllur dhe faza e pare e Kategorise Superiore.
Pas nente javeve te pare ekipi i Skenderbeut ka treguar nje superioritet ne krahasim me skuadrat e tjera, pasi arrin te kryesoje i vetem dhe i shkeputur me pike ne krye te tabeles se klasifikimit.
Korçaret kane pas tyre Kukesin dhe Flamurtarit, por qe veshtire se mund te konkurojne bardhekuqte te cilet kane bere nje faze te pare spektakolare, edhe pse kane luajtur me shume ndeshje se te tjeret per shkak te angazhimit ne “Europa League”.
Me kete vazhdimsi ekipi i drejtuar nga Ilir Daja, mund te vijoje pa probleme rrugen drejt titullit kampion.
Zhgenjimi i kesaj faze eshte padyshim skuadra e Partizanit e cila ka bere nje faze te pare per tu harruar.
Afrimi i shume lojtareve te huaj ne merkaton e veres u duk sikur te kuqte do te ishin rivali kryesor i Skenderbeut, por gjithçka po rezulton nje deshtim.
Ekip pa ide, pa grint, me nje loje pa rrjedhshmeri, ka qene ajo qe te kuqte kane treguar deri me tani.
Kjo solli dhe largimin nga detyra te trajnerit italian, Mark luliano, diten e sotme i cili u shkarkua nga ana e drejtuesve te klubit te kuq, ndersa ne vend te tij u emerua Sulejman Starova.
15 here kampionet e vendit renditen ne vendin e gjashte ne tabelen e renditjes me 11 pike te grumbulluara dhe objektivi eshte qe deri ne janar te grumbullojne sa me shume pike per te qene prane kreut, pasi pritet qe klubi te nderhyje serish ne merkato.
Surpriza e kesaj faze eshte ekipi i Kamzes, te cilet kane dhuruar nje performace per tu admiruar.
Nje skuader qe erdhi nga Kategoria e Pare dhe eshte i vetmi ekip qe i ka marre pike Skenderbeut.
Ekipi i Ramadan Nderut, e mbylli kete faze me nje fitore te merituar ndaj Partizanit ne fushen e saj dhe tani ndodhet ne vendin e katert me 15 pike.
Nderkohe, sa i perket fundit Lushnja eshte nje nga ekipet pretendente per te zbrituar ne nje Kategori me poshte.
Lagunaret renditen ne vendin e fundit me pese pike te grumbulluara dhe performanca e tyre nuk ka qene ne lartesine e duhur, ku dhe kane bere ndryshime ne pankine duke larguar Artan Bano, ndersa vendin e tij e mori shkodrani Hysen Dedja i cili debutoi me humbje ne takimin kunder Luftetarit.
Rrezikojn dhe Vllaznia qe po ashtu nuk bindur ne keto 9 jave te para.
Ardhja e Ernest Gjokes qe sezonin e shkuar u shpall kampion me Kukesin, ende nuk ka dhene frytet e saj tek kuqeblute, te cilet u munden dhe ne ndeshjen me Skenderbeun qe duhet ta luanin ne Shkoder, por qe u detyruan ta luajne ne Korçe per shkak te problemeve me stadiumin.
Me poshte klasifimi i Kategorise Superiore pas perundimit te fazes se pare.
1. Skenderbeu 25-pike
2. Kukesi 18-pike
3. Flamurtari 16-pike
4. Kamza 15-pike
5. Laçi 11-pike
6. Partizani 11-pike
7. Teuta 8-pike
8. Luftetari 8-pike
9. Vllaznia 6-pike
10. Lushnja 5-pike
Une propozoj qe ne vend te emrave Skenderbeu, Kukesi, Partizani, Laci etj,te vendosen shumat e eurove, psh – sot luan 500 mije euro me 800 mije euro dhe keshtu dihet qe me pare se kush fiton. Merreni me mend cfare gare eshte kur del Kukesi kampion.
Une propozoj qe ne vend te emrave Skenderbeu, Kukesi, Partizani, Laci etj,te vendosen shumat e eurove, psh – sot luan 500 mije euro me 800 mije euro dhe keshtu dihet qe me pare se kush fiton. Merreni me mend cfare gare eshte kur del Kukesi kampion.