Fitojnë Juventusi dhe Roma, Napoli barazon me Chievon

5 Nëntor 2017, 17:07Sport TEMA

Juventus ka marre nje fitore të vështirë me rezultatin 2-1 ndaj Beneventos, për të rimarrë vendin e dytë në Serie A.

Miqte kaluan të parët në epërsi me golin e Ciciretti në pjesën e parë, por vendësit në pjesën e dytë u përgjigjen me golat e Higuain dhe Cuadrado.

Pas kësaj fitoreje Juventus merr vendin e dytë më 31 pikë, një më pak se sa Napoli në vendin e parë.

Fitore ka marre edhe Roma, që në transferte ka mposhtur Fiorentinan me rezultatin 2-4.

Golat për Romën i shënuan Gerson nje dopiete Manolas dhe Perotti, ndërsa për Fiorentinan shënuan Veretout dhe Simeone.

Pas kësaj fitoreje Roma mbetet në vendin e pestë më 27 pikë, por me një takim më pak të zhvilluar.

Ecuria fantastike e Napolit është ndalur nga Chievo, e cila ka arritur që në shtëpi të marrë një pikë, pas barazimit 0-0.

Napoli e ka dominuar ndeshjen dhe ka pasur rastet për të shënuar, por në momentet vendimtar ka dështuar.

Pas këtij barazimi Napoli mban vendin e parë me 32 pikë, një më shumë se sa Juventus në vendin e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje