Presidenti i Flamurtarit vijon te jete i ashper me institucionin e FSHF-se dhe veçanarisht ne kreun e saj Armand Duka.
Sfida e sotme mea Flamurtarit dhe Kukesit u zhvillua pa pranine e tifozave per shkak te denimit te Komisionit te Disiplines.
Presidenti Idrizi theksoi se stadiumi pa tifoze ishte si një funeral, ose si funerali i Dukes.
“Në sfidën e sotme kundër Kukësit, Flamurtari më krijoi emocione. Po flas si tifoz, sepse nuk hyj dot në çështje teknike, pasi nuk e zotëroj këtë kompetencë.
A hyra në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes?
Unë nuk hyj kurrë në dhomat e zhveshjes. E kam takuar ekipin ditën e djeshme, por nuk kam folur për futboll. Fola vetëm për diellin e Vlorës.
Stadiumi pa tifozë?
Ishte si një funeral, më saktë funerali i zotit Duka, pikërisht ai që zbras stadiumet e Shqipërisë dhe që dënon një qytet të tërë”, tha presidenti i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi ne emisonin Rubrika Sportive ne RTSH.