Turqia publikon listën e lojtarëve për sfidën me Shqipërinë

6 Nëntor 2017, 11:11Sport TEMA

Trajneri i përfaqësueses turke, Mirçea Luçesku, ka bërë publike listën me 26 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që luan kjo kombëtare, ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë.

Luçesku, i cili ka si objektiv kualifikimin e përfaqësueses turke në Euro 2020, ka vendosur të grumbullojë shumë të rinj si dhe i ka dhënë prioritet futbollistëve të klubeve vendase si Gallatasaraj, Beshiktash e Fenerbahçe, të cilët dominojnë listën. Në fakt, janë vetëm 10 futbollistë të cilët vijnë nga kampionate të huaja dhe do të jenë të pranishëm në dy takimet.

Megjithatë, bien në sy emra futbollistësh të cilët luajnë në klube të rëndësishme si Hakan Çalhanoglu i Milanit, apo edhe talenti i ri Emre Mor, i cili po shkëlqen me fanellën e Selta Vigos në Spanjë.

LISTA E TURQISË

Portierë: Harun Tekin (Bursaspor), Okan Kocuk (İstanbulspor A.Ş.), Volkan Babacan (Medipol Başakşehir FK).

Mbrojtës: Kaan Ayhan (Fortuna Düsseldorf), Ozan Tufan (Fenerbahçe A.Ş.), Çağlar Söyüncü (SC Freiburg), Erol Erdal Alkan (FC Dordrecht), Ömer Toprak (Borussia Dortmund), Serdar Aziz (Galatasaray A.Ş.), Uğur Demirok (Trabzonspor A.Ş.), Atila Turan (Kayserispor), İsmail Köybaşı (Fenerbahçe A.Ş.).

Mesfushorë: Cengiz Ünder (AS Roma), Deniz Türüç (Kayserispor), Emre Mor (RC Celta de Vigo), Oğuzhan Özyakup (Beşiktaş A.Ş.), Yusuf Yazıcı (Trabzonspor A.Ş.), Selçuk İnan (Galatasaray A.Ş.), Okay Yokuşlu (Trabzonspor A.Ş.), Emre Akbaba (Aytemiz Alanyaspor), Yunus Mallı (VfL Ëolfsburg), Hakan Çalhanoğlu (AC Milan), Kenan Karaman (Hannover 96), Tolga Ciğerci (Galatasaray A.Ş.).

Sulmues: Cenk Tosun (Beşiktaş A.Ş.), Enes Ünal (Levante UD).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje