Iuliano në Itali, do të rikthehet për të caktuar dëmshpërblimin

6 Nëntor 2017, 14:19Sport TEMA

Mark Iuliano pas ndeshjes me Kamzën ka udhëtuar drejt Italisë, pasi duke ditur ndërprerjen e kampionatit, ai kishte prerë biletën më herët për të kaluar dy-tre ditë pushim pranë familjes. Dje është shkarkuar zyrtarisht si trajner, ndaj 44-vjeçari mund ta djegë biletën e kthimit për në Shqipëri, nëse nuk ka dëshirë që të paraqitet.

Gjithsesi, ai është i detyruar që të paraqitet sërish në Tiranë, pasi duhet të mbyllë termat financiare të ndërprerjes së kontratës me Partizanin. Mark Iuliano firmosi kontratë njëvjeçare kur mori drejtimin e të kuqve, ndaj duke dituar se është shkarkuar nga klubi, italiani pritet të përfitojë një dëmshpërblim për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Termat financiarë pritet që të diskutohen pas mbërritjes së Iulianos në Shqipëri, në mënyrë që marrëveshja të mos ketë fuqi prapavepruese. Mbetet për të parë se cila do të jetë shifra që palët do të bien dakord për prishjen e bashkëpunimit. Te pjesa dëmshpërblimit do të përfshihen edhe detyrimet për ndihmësin e tij te Partizani, Aleksandro Dosena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje