Shqipëria nga sot pasdite do të nisë përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë më 13 nëntor.
Skuadra jonë kombëtare do të grumbullohet sot pasdite në Antalia, teksa lojtarët që luajnë në Itali kanë udhëtuar së bashku drejt Turqisë.
Strategu Panucci do të ketë në dispozicion futbollistët për disa ditë në mënyrë që të ketë kohën e duhur për të bërë zgjedhjen më të mira dhe pse jo për të menduar edhe për të ardhmen.
Mbrojtësi Elseid Hysaj ka postuar tre video para nisjes, teksa siç shihet dhe nga pamjet Frederik Veseli dhe Alban Hoxha, kanë pasur nevojë për të fjetur.