Thomas Strakosha nga dita e djeshme është pjesë e grumbullimit të kombëtares, por në Itali mediat italiane vazhdojnë të vlerësojnë gardianin shqiptar për paraqitjet e tij. Edhe pse Lazio e tij nuk luajti në fundjavë, nota për të vazhdon të mbetet e lartë nga votat e portalit italian “tuttomercatoweb”.
Strakosha për momentin është në pozicionin e 19 të listës me 20 futbollistët më të mirë. Ai ka notën mesatare 6.41 ashtu si Chiesa dhe Suso i Milanit. 22-vjeçari është portieri më i mirë për momentin në Itali sipas vlerësimeve të portalit italian.
Në këtë renditje padyshim kanë ndikuar dhe prezantimet e shkëlqyera me Juventusin si dhe ato të javëve të fundit, teksa ka shpëtuar në disa raste portën e bardhekaltërve.
TOP 20
1 – IMMOBILE (Lazio) 7,05
2 – DZEKO (Roma) 6,77
3 – INSIGNE (Napoli) 6,67
4 – KOLAROV (Roma) 6,65
5 – LUIS ALBERTO (Lazio) 6,64
6 – MERTENS (Napoli) 6,64
7 – VERDI (Bologna) 6,63
8 – SKRINIAR (Inter) 6,63
9 – TORREIRA (Sampdoria) 6,59
10 – CUADRADO (Juventus) 6,55
11 – KOULIBALY (Napoli) 6,55
12 – DYBALA (Juventus) 6,50
13 – ALLAN (Napoli) 6,50
14 – GHOULAM (Napoli) 6,50
15 – QUAGLIARELLA (Sampdoria) 6,45
16 – MILINKOVIC-SAVIC (Lazio) 6,45
17 – ICARDI (Inter) 6,42
18 – CHIESA (Fiorentina) 6,41
19 – STRAKOSHA (Lazio) 6,41
20 – SUSO (Milan) 6,41
Kot nuk ben nenshtetesi italiane te luaj per italine