“Koço Kokëdhima e ka marrë peng Apoloninë”

6 Nëntor 2017, 20:09Sport TEMA

Bledar Devolli njihet për deklaratat e tij “pa doreza” dhe të tilla kanë qenë gjatë emisioinin “E hëna sportive” në RTSH. Ai ka folur, si për klubin e Bylisit, ku ka qenë trajner disa javë më parë, ashtu edhe për ekipe të tjera të Kategorisë së Parë.

Bylisi – “Unë e dija që ndeshjen me Tiranën do ta zgjidhte Zisi. Jo se kam gjë për nivelin e të tjerëve, por e di se çfarë mund të bëjë Niko”, tha ai.

Nica – “Më vjen keq që këta trajnerë flasin për gjëndjen fizike të futbollistëve. Që një trajner të analizojë formën e tyre, nuk i duhen dy javë. Ai e ka parë ekipin në një miqësore me Flamurtarin, të cilën e kasha organizuar unë dhe pas asaj ndeshje e mori menjëherë drejtimin. Po të kishte probleme Bylisi, nuk do e kishte marrë”, shtoi Devolli.

Ze Maria – “Unë mendoj që ai është trajner i zoti. E kam parë dorën e trajnerit që në ndeshjen kundër Makabit. Një humbje mund ta pësojë kushdo. Tirana do bënte gabimin më të madh nëse do e largonte”.

Apolonia – “Unë mendoj që Apoloninë e ka marrë peng presidenti që kanë, Kokëdhima. Ma kanë thënë edhe miqtë apo ata që janë aty pjesë e klubit. Bashkia jep afro 400 milionë lekë. Gjynah që një klub i tillë trajtohet në atë mënyrë”, deklaroi Devolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje