Interi vazhdon të shfaqë interesim për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastoren.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti, e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe përkundër “Financial Fair Play”, Interi mund të investojë edhe në merkaton e janarit.
Ramires pritet t’i bashkohet skuadrës si i huazuar nga Jiangsu Sunin, pasi dy klubet janë në pronësi të Sunin Group.
“Corriere dello Sport” raporton se këshilltari teknik, Walter Sabatini, dhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio janë të çmendur pas Pastores ku në marrveshje mund të përfshihet dhe Ramirez.