Kupa e Italisë, derbi i Milanos luhet dy ditë pas Krishtlindjes?

8 Nëntor 2017, 11:21Sport TEMA

Liga italiane e futbollit ka përcaktuar datat e raundit të 1/8-ave por edhe shortin e Kupës së Italisë për fazën çerekfinale, ku mund të kemi një përballje të mundshme mes Milanit dhe Interit që nëse përmbushen parashikimet do të vihet në skenë vetëm 2 ditë pas festës së Krishtlindjes, pikërisht në 27 dhjetor.

Përsa i përket fazës së 1/8-ave do të nisë gjithçka Interi në 12 dhjetor në San Siro.

Zikaltërit nëse mposhtin fituesin e çiftit Cagliari-Pordenone mund të sfidojnë në çerekfinalet e turneut kushërinjtë e urryer nga i njëjti qytet, gjithmonë nëse Milani eliminon fituesen e një tjetër derbi atij të Veronës mes Chievos dhe Hellas.

Çerekfinalet e tjera nëse nuk do të ketë surpriza mund të jenë Lazio-Fiorentina, Napoli-Atalanta dhe ndeshja tjetër e madhe ajo mes Juventusit dhe Romës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje