U përjashtua nga Teuta, Albi Dosti kalon te kampionët e Kukësit

8 Nëntor 2017, 14:34Sport TEMA

Pas humbjes që Teuta pësoi në fushën e Lushnjës, drejtuesit e saj morrën një sërë masash ndëshkuese, ku më e rënda ishte përjashtimi i mesfushorit Albi Dosti.

Por kjo masë duket se i ka dalë për mbarë futbollistit në fjalë, pasi ai tashmë ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Kukësit, ekipit kampion të Superiores.

Durrsaku do të bashkohet sot në stërvitje me Kukësin, pas akordit me presidentin Safet Gjici, ndërkohë që për akttivizimin e tij më pas do të jetë trajneri Mladen Milikoviç ai që do të vendosë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje