Rossi: Nuk mund t’i vëmë vetes njollë, duke mos shkuar në “Rusi 2018”

8 Nëntor 2017, 16:03Sport TEMA

“Nuk e kam marrë kurrë në konsideratë idenë që nuk mund të shkojmë në Botëror, sepse do ta konsideroja një njollë në karrierë.”

Kështu shprehet Danielle De Rossi në prag të përballjes së parë me Suedinë në play off, duke qenë i drejtpërdrejtë në ato që thotë.

“Ne kemi shumë besim, por duke qenë një sfidë shumë e rëndësishme, duam që e gjithë Italia të na qëndrojë pranë. Dua që askujt prej nesh të mos i dridhen këmbët, edhe pse ekziston një ndjenjë e vogël frike. Janë dy ndeshje ku nuk mund të gabosh. Dëshira dhe zjarri që kemi përbrenda duhet të shoqërohen edhe me kthjelltësi, organizim, teknikë dhe vrapim.”

Për Rossin, në rast kualifikimi, do të ishte pjesëmarrja në Botërorin e katërt radhazi.

“Nuk e di nëse do të mund ta luaj këtë Botëror si protagonist. Kupa e Botës është një takim që askush nuk dëshiron ta humbasë. S’besoj se ka njeri prej nesh që, në CV-në e tij, të kujtojë se nuk ka mundur të kualifikohet në “Rusi 2018”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje